“Kam luftu gjithë këto vjet”, Fifi flet për periudhën e errët të jetës së saj

Këngëtarja, Fifi ka folur për një periudhë të errët të jetës së saj.

ShowBiz

04/04/2019 23:57

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi apo siç njihet me emrin artistik Fifi ka folur për një periudhë të errët të jetës së saj, kohën kur ishte studente, shkruan lajmi.net.

“Tuj ec rrugëve të Prishtinës si niher e ni kohë kur jom kon studente… kur nuk pritojsha as edhe ni moment me punu me bo diçka për jetën te.. qato momente mu kthyn si DejaVu kur i thashë vetes hajt ec pak nëpër qytet si nifar vakti… qaq e vogël u niva, qaq e shprazt përmrena ndërkohë për me ma thirr emrin e me ma ni zonin kom lujtu gjithë kto vjet.. prap mu duk sikur bash kurgjo skom bo.. po takoj ftyra që jom rrit fizikisht me ta nprezenc e që m’kanë poshtnu me fjalë dikur e mkanë injoru si mos me kanë qenie njerëzore.. ama une u niva krenare me veten që kom luftu me shpirt e tru edhe jom ku jom sot.. n’këtë rrugëtimin tem sjom rrit vet, amo shpirtin tem kërkush s’ma ka bo”, ka shkruar Fifi në Instagram.

Tani lirshëm mund të thuhet se Fifi, është një nga artistet më të suksesshme në trojet shqiptare. /Lajmi.net/