Kallëzimi penal nga opozita për subvencionimin e librave, Nagavci: E pritshme sepse e dimë cilat grupe interesi janë prekur

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka reaguar pasi deputetë të opozitës që janë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale. Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ishte e pritshme pasi që e dinë se cilat grupe interesi janë prekur.…

Lajme

12/11/2024 17:23

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka reaguar pasi deputetë të opozitës që janë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ishte e pritshme pasi që e dinë se cilat grupe interesi janë prekur.

Sipas Nagavcit, reagimet kanë nisur që atë ditë kur siç thotë ajo kanë krijuar një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë që të eliminohet çdo formë dhe mundësi abuzimi, shkruan lajmi.net.

“Megjithatë, pa përfunduar punën aty dhe pa miratuar Raportin e Komisionit Hetimor, i janë drejtuar Prokurorisë Speciale me kallëzim penal. Ky kallëzim penal do të hidhet poshtë, ashtu si edhe i kaluari që u hodh poshtë javën e kaluar. Nga librat duhet të përfitojnë së pari dhe kryesisht nxënësit, jo grupet e interesit. Një gjë është e sigurt, pavarësisht të gjitha tentativave për t’i sprapsur vendimet tona të drejta, NE NUK DO TË NDALEMI!””, ka shkruar Nagavci në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: