Kallashi i “vjedh” BMW-X5-shin një qytetari

Policia Rajonale e Prizrenit, ka njoftuar se një qytetar e ka denoncuar në polici Donjeta Kosumin e njohur me nofkën Kallashi. Ai thotë se ajo i ka marrë veturën BMW-X5 dhe nuk ja ka kthyer më. 

Lajme

13/05/2014 17:38

Në njoftimin e policisë thuhet se qytetari Dibran Xhoxhaj, ka deklaruar se veturën ja ka dhënë Kallashit në mirëbesim, por ajo nuk ja ka kthyer më. 

“Sot, rreth mesdite, në Policinë e Prizrenit është paraqitur Dibran Xhoxhaj në cilësi të viktimës për siç deklaron keqpërdorim të besimit nga e dyshuara Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”. Sipas viktimës, e dyshuara që punon në kafe-bar “Cobra City” në Landovicë ia ka marrë në shfrytëzim veturën e llojit BMW-X5 me targa sllovene dhe nga data 11 maj nuk ia ka kthyer veturën”. 

Policia thotë se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Keqpërdorim i besimit”, dhe është nisur hetimi i rastit.