Kalinic pranë rikthimit në Serie A

Roma janë të vendosur të nënshkruajnë me lojtarin e Atletico Madrid, Nikola Kalinic, para se të mbyllet afati kalimtar në Evropë.

Sport

23/08/2019 17:02

Media italiane ‘Calciomercato’, shkruan se ‘Giallorosët’ janë të interesuar të nënshkruajë me reprezentuesin kroat, përcjell ‘lajmi.net’.

31 vjeçari tashmë ka marrë një ofertë nga Galatasaray, por dëshira e tij është rikthimi në Itali.

Kalinic ka shënuar dy gola në 17 ndeshje të La Ligas për Atletico Madrid sezonin e kaluar.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, duke veshur fanellën e Fiorentinë dhe Milanit./Lajmi.net/