Kalinic: Ndeshja ndaj Interit, më e mira e jetës

Nikola Kalinic e ka përshkruar performancën e tij ndaj Interin si më të mirën gjatë karrierës.

Sport

28/09/2015 16:16

Kalinic shënoi hat-trick për t’a ndihmuar Fiorentinën në fitoren ndaj Inter me rezultat 4:1, ndërsa paraqitjen e tij e ka cilësuar si ndeshjen më të mirë të jetës.

“Është ndjenjë e mirë, kjo ishte ndeshja më e mirë e jetës sime. Të gjithë më kanë thirrur për të më uruar”, ka thënë sulmuesi.

“Kam dëgjuar se jam kroati i parë që nga koha e Alen Boksic për Lazion në vitin 1995, që ka shënuar ndonjë hat-trick në Serie A. Jam i lumtur”, shtoi Kalinic.

Pas kësaj fitoreje Fiorentina kryeson për herë të parë në Serie A në mileniumin e ri.