Kalimtari i guximshëm lufton t’i ndalojë plaçkitësit (Video)

Një video shfaqë momentet kur një hero kalimtar i rastit vrapoi për ta ndaluar një nga grabitësit e një bande të armatosur të cilët ishin duke plaçkitur një dyqan stolive. 

Bota

23/01/2015 20:12

Banda prej tre personave me motoçikleta përdorën çekanë për ti thyer hyrjen e dyqanit ‘Carr’ ku shiten orë të shtrenjta dhe diamante, afër rrugës Liverpool në qendër të Londrës, transmeton lajmi.net. 

Përderisa banditët ishin duke ikur, një burrë i guximshëm tentoi ta rrëzonte në tokë njërin prej plaçkitësve, para se ai ta kërcënonte me një thikë të madhe. 

Dy prej të dyshuarve kishin të ikin, ndërsa i treti ishte arrestuar më vonë. (lajmi.net)