Kalimi i Van de Beek tek Real Madrid akoma i hapur

Donny van de Beek është i vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

08/09/2019 10:30

Mesfushori i Ajax Amsterdam, Donny van de Beek, gjatë afatit kalimtar të verës, lidhej me një transferim të mundshëm tek Real Madrid, transferim që nuk ndodhi në fund.

Gjithsesi, zërat për kalimin e tij në Madrid nuk kanë të ndalen. ‘AS’ raporton se lojtari do të transferohet tek ‘Los Blancos’ gjatë verës së ardhshme.

Skuadra nga La Liga konsideroi blerjen e 22 vjeçarit gjatë kësaj vere, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi trajneri Zidane ishte fokusuar tek Pogba.

Duket se lëvizja nuk është mbyllur përfundimisht, pasi skuadra më e madhe e Madridit këtë lëvizje po e planifikon për vitin tjetër. /Lajmi.net/