Kali zbuloi ujin shërues të Banjës në Shakovicë

Në dy puse të fshatit Shakovicë njerëzit kërkojnë ilaç.Ndonëse ishte e pazbuluar për ilaçin që mund të shërojë njerëzimin, tani kjo banjë vizitohet nga rreth 200 qytetarë në ditë.

Lajme

09/06/2015 09:36

Kjo banjë që ndodhet në magjistralet Prishtinë – Podujevë, ka një histori mjaftë interesante.

Ajo u zbulua si ilaç nga kali i një qytetari, të cilin e braktisi pronari, pasi mendonte se ai ishte para ngordhjes.

Bujar Azemi, pronar i kësaj prone shpjegon se këtë histori e ka dëgjuar të ketë eksituar afër njëqind vjet më parë.

Ndryshe, që atëherë shumë njerëz besojnë se ky vend mund tu ofrojë ilaç.

Besohet se shëron sëmundjet reumatike ato të boshtit kurrizor por edhe shumë sëmundje të tjera.

Azemi thotë se kanë një projekt që banja të rritë kapacitet, por që, sipas tij, janë financat ato të cilat po e pamundësojnë një gjë të tillë.

Banja vizitohet nga gjenerata të ndryshme por që kryesisht janë të moshuarit ata që kërkojnë shërim në këtë vend.

Pagesa është një euro e gjysmë që të mund të shfrytëzohet gjatë tërë ditës vendi.(KosovaSot)