“Kako Struga, nema druga”, Meta kalon fundjavën në Strugë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Strugë.

Lajme

28/04/2018 19:29

Ai ka publikuar disa foto, ku ka përdorur edhe një shprehje në maqedonisht “Kako Struga, nema druga”, që do të thotë “si Struga s’ka një tjetër”.

Meta ka pasur një takim edhe me kreun e kësaj komune, Ramiz Merkon, me të cilin thotë se ka biseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike

“Kanë të drejtë kur thonë, “Kako Struga, nema druga” (si Struga s’ka një tjetër). Sot me Kryetarin e Komunës, mikun tim Ramiz Merko duke bashkëbiseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike. Faleminderit shumë banorëve të Strugës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore!”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.