Kaka ringjall Milanin
Leite Kaka e udhëhoqi Milanin drejt fillimit të mbarë në vitin 2014. Rossonerët mposhtën Atalantan me rezultat 3:0 në San Siro, në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e 18’të në Serie A. Ylli brazilian realizoi golin e tij të 100’të me Milanin kur e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 35’të. Kaka…

Sport
Leite Kaka e udhëhoqi Milanin drejt fillimit të mbarë në vitin 2014.
Rossonerët mposhtën Atalantan me rezultat 3:0 në San Siro, në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e 18’të në Serie A. Ylli brazilian realizoi golin e tij të 100’të me Milanin kur e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 35’të.
Kaka shënoi sërish pas intervalit duke dyfishuar avantazhin e Rossonerëve në minutën e 65’të. Kurse, rezultatin përfundimtar dhe fitoren bindëse të Milanit e vulosi i riu Bryan Cristante.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 22 pikëve, në pozitën e dhjetë.
Milan – Atalanta 3:0
Catania – Bologna 2:0
Genoa – Sassuolo 2:0
Parma – Torino 3:1
Udinese – Verona 1:3