Kaka ka një kërkesë befasuese për Milanin

Ricardo Leite Kaka ka bërë të ditur të ardhmen e tij.

Sport

29/11/2018 18:29

Ricardo Kaka ka thënë se ai do të bëhet drejtor i Milanit në një të ardhme të afërt.

“Momentalisht jam i fokusuar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende”, ka thënë legjenda braziliane, përcjell “lajmi.net”.

“Marrëdhënia ime me Milanin është shumë e afërt, ne jemi gjithmonë të afërt, mirëpo nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Do të kthehem, gjëja e vetme që e di sigurt është se do të punoj atje një ditë, por nuk e di se kur”, ka shtuar më tej Kaka. /Lajmi.net/