Kaka flet për problemet që kishte tek Real Madrid, fut në “listë” edhe Mourinhon

Një herë fituesi i “Topit të Artë” Leite Kaka ka komentuar të kaluarën e tij tek Real Madrid.

Sport

30/12/2018 14:00

Legjenda braziliane kaloi në Spanjë pas një sezone të jashtëzakonshme me Milanon, ku edhe kishte fituar “Topin e Artë”.

Në Madrid, gjërat nuk shkuan ashtu siç të gjithë kishin pritur. Brazilianit i mungoi paksa edhe fati.

Por, të gjitha këto ai i ka shpjeguar në një intervistë të tijën me “Sport TV”, transmeton lajmi.net.

“Problemi në Madrid ishte vazhdimësia. Fillimisht, pengesa ishin lëndimet. Vitin e parë pata një lëndim në legen. E injorova për të shkuar në Kampionatin Botëror pastaj u kthye në lëndim serioz” ka thënë fillimisht Kaka.

“Pas Kupës së Botës, pata një lëndim në gju dhe mbeta jashtë për gjashtë muaj. Kur u ktheva, aty ishte Mourinho. Problemi në Madrid ishte vazhdimësia” ka thënë braziliani.

“Njëherë për problemet fizike, pastaj nga zgjedhjet e trajnerit. Kalova tri vite duke u munduar ta bindi Mourinhon që ai mund të më jepte shanse. Por, ishte zgjedhja e tij, ishte përtej asaj që mund të bëja” ka thënë ndër të tjerash Kaka.

Tutje lojtari ka bërë të ditur se tashmë nuk ka asnjë problem mes tij dhe trajnerit portugez, përkundër faktit që ai nuk e kishte kuptuar pse nuk ishte zgjedhja e tij. /Lajmi.net/