Kaka flet pas golit historik (Video)
Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaka nuk ka mundur ti përshkruajë emocionet pas golit historik të shënuar në debutimin me Orlandon në MLS, në derbin kundër New York Cityt.
Sport
Kaka arriti të shënojë një gol në minutën e 91’ për të barazuar rezultatin në derbin e zhvilluar kundër New York Cityt.
“Ishte shumë e vështirë sepse ne ishim duke humbur, mirëpo unë shënova dhe ne barazuam”.
“Unë kam shumë emocione pasi është goli im i parë me Orlandon në këtë ligë. Jam shumë i lumtur për këtë gjë. Atmosfera ishte e çmendur kështu i falënderoj tifozët për këtë gjë”, përfundoi Kaka.
https://vine.co/v/OEDOxla2aqO