Kaka debutoi para 50 tifozëve (Video)

Leite Kaka bëri paraqitjen e parë për skuadrën e Orlandos. Por, ajo u zhvillua në një ambient të pazakonshëm për të ku të pranishëm nuk ishin më shumë se 50 tifozë.

Sport

06/02/2015 15:28

Leite Kaka është futbollist që është shpallur edhe më i miri në botë, emër i madh i cili ka luajtur në disa prej skuadrave më të mëdha në botë.

Por, në fazën përfundimtare të karrierës ai ka vendosur që të ketë një ngarkesë më të vogël dhe i është bashkuar klubit Orlando Cityt.

Në paraqitjen e tij të parë për skuadrën e re, Kaka realizoi një gol. Por, për fatin e tij të keq ambienti në të cilin u zhvillua ndeshja nuk ishte i rëndomtë për të pasi të pranishëm nuk ishim më tepër se 50 shikues.