Kahn për Kane: Është lojtar i mirë, por ne jemi duke shikuar edhe të tjerë

Oliver Kahn ka folur në lidhje me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, duke thënë se është lojtar i mirë, por klubi po kërkon edhe lojtarë të tjerë. Kështu u shpreh ai në një intervistë të dhënë së fundi për BILD, transmeton lajmi.net. Ndër të tjera, legjenda gjermane, tash në postin e drejtuesit te Bayerni,…

Sport

29/11/2022 09:55

Oliver Kahn ka folur në lidhje me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, duke thënë se është lojtar i mirë, por klubi po kërkon edhe lojtarë të tjerë.

Kështu u shpreh ai në një intervistë të dhënë së fundi për BILD, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjera, legjenda gjermane, tash në postin e drejtuesit te Bayerni, tha se ka parë shumë medie që e kanë lidhur emrin e tij me atë të Kane, por nuk ka diçka të vërtetë.

“Kane është lojtar shumë i mirë, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë. Këtë e kam lexuar kudo – Oliver Kahn dhe Kane, Hasan dhe Kane…”, u shpreh fillimisht ai.

“Ne po i marrim në konsiderim shumë, shumë lojtarë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/