Kahn konfirmon takimin me Raiolan: Po, është normale të takohesh me agjentët e disa lojtarëve
Drejtori i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka konfirmuar që është takuar me agjentin Mino Raiola.
Sport
Para disa ditëve, Kahn ishte në Monaco që të diskutojë me Raiolan për shërbimet e mesfushorit të talentuar të Ajaxit, Ryan Gravenberch, transmeton lajmi.net.
I pyetur për këtë takim, Kahn pranoi se diskutojë me Raiolan, por nuk pranoi të flet me emra për futbollistët.
“Po, isha në Monaco që të takohem me Mino Raiolan. Ishte normale të takohesh dhe bisedosh me disa agjentë të futbollistëve”.
“Gravenberch? Mendoj që e kupton se nuk do flas publikisht”, tha ai për “Sky”.
Ndërkohë, Kah u pyet edhe për mundësinë e transferimit të Erling Haaland, por sërish refuzoi të flet.
“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët në klubet e tjera. Haaland është futbollist i Borussia Dortmundit”.
Ndërkohë, raportohet që norvegjezi mund të përfundojë në Spanjë ose Angli, me Real Madridin, Barcelonën dhe Man Cityn në garë./Lajmi.net/