Kahn e mohon interesimin e Bayernit për Ronaldon: Nuk i përshtatet filozofisë sonë

Oliver Kahn i ka demantuar zërat që e lidhin Cristiano Ronaldon me një transferim të mundshëm te Manchester United.

Sport

06/07/2022 22:51

Legjenda bavareze, që mban postin e drejtorit te kampionët gjermanë, tha se, përkundër respektit të madh që ka për portugezin, ai nuk i përshtatet filozofisë së skuadrës.

“Edhe pse e respektoj shumë për shkak se është njëri ndër më të mëdhenjtë në histori, transferimi i tij te Bayerni nuk i shkon filozofisë së klubit”, tha ndër të tjera ai, transmeton lajmi.net.

Siç dihet, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është i kënaqur me situatën që po mbretëron aktualisht te Manchester United dhe po e mendon seriozisht largimin.

Gjithsesi, ajo që mund të thuhet me goxha siguri është “Allianz Arena” nuk do të jetë e ardhmja e 37-vjeçarit. /Lajmi.net/