Kahn dyshon në Vidalin

Oliver Kahn, nuk është i sigurtë se Arturo Vidal do të përshtatet te Bayern.

Sport

20/09/2015 19:58

Kahn ka thënë se nuk është i bindur që Arturo Vidal e ka potencialin për të kontribuar rregullisht në skuadrën e Pep Guardiolas.

“Vidal është një lojtar që karakterizohet më shumë për duelet fizike”, ka thënë ish-portieri.

“Ai akoma ka për t’a dëshmuar në javët vijuese nëse mund të luajë futbollin e kombinuar të Bayernit në nivelet më të larta”.

“Nuk jam 100% i sigurtë”, theksoi gjermani.