Kah do t’ia mbajë Isa Mustafa

Ridizajnimi i marrëveshjes së Bllokut vë në presion kryetarin e LDK-së.

Lajme

02/11/2014 08:36

Ndryshimi diskursit brenda ditës nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje me marrëveshjen e LVAN-it, tregon se i pari i LDK-së gjendet në mes të dy zjarreve. Në njërën anë ka presionin nga partnerët e koalicionit, për t’i qëndruar besnik marrëveshjes së qershorit.

Në anën tjetër, ai po përballet edhe me presionin e anëtarëve të partisë së tij, e cila po kërkon ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut, në mënyrë që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së.

(Tribuna)