Kafe, çaj e lojë shahu, çajtoret lokale në trend në Prishtinë

Jo vetëm qyteti i Vushtrrisë karakterizohet me numër të madh të çajtoreve.

Lajme

18/01/2020 19:40

Edhe në Prishtinë, në pjesë të ndryshme të qytetit, kanë zënë vend lokalet ku shërbehet çaji i rusit.

Çajtoret e tilla kanë arritur t’i mbijetojnë modernizimit në kryeqytet.

Ermin Sylejmani nga Prishtina nuk e rinovoi asnjëherë çajtoren e tij.

Enterieri i këtij lokali nuk është tërheqës për kohën e sotme, por interesimi për të pirë çaj e qëndruar aty nuk mungon as sot e kësaj dite.

Sylejmani që është pronar i këtij biznesi, nuk e ka problem që të shërbej vet çaj për klientët e tij.

Video:

Pak minuta të kaluara në këto lokale çaji të zhvendosin mendjen për luksit të bareve të Prishtinës dhe muzikës së huaj që lëshohet atje.

Loja e shahut dhe bisedat mes pensionistëve është çdoherë pjesë e atmosferë.

Një karakteristikë të veçantë e ka Fehmi Haxhiu. Ai vije çdo ditë nga Mitrovica në këtë çajtore në Prishtinë.

Ani pse nganjëherë e ka vështirë të sigurojë transport, ai medoemos gjen mënyrë t’i takoi miqtë e tij në vendin e njëjtë.

Në muret që i mbijetuan periudhës së egër moderne rrinë të varura fotografi bardh e zi.

Historinë e këtyre fotografive e tregon personi që e ka vet një të tillë të ngjitur në mur.

Shpesh kur debaton me shokët për politikën, Faik Duriqi thotë se po kanë mospajtime, andaj e kanë lënë krejt këtë temë.

Këto çajtore në Prishtinë rrallë herë të rastis t’i shohësh pa klientë.

Disa për traditë, e disa për arsye tjera e kanë shumë në qejf çajin, të cilin gjithmonë e shoqërojnë edhe me aktivitete tjera.