Kadriu: Më është premtuar post ministror

Aderimi më i ri në PDK, Margarita Kadriu përveç se do të jetë në listën e PDK-së për deputet, asaj i është premtuar edhe post ministror në sektorin e ekonomisë. Kadriu thotë se arsyeja e kyçjes së saj në politikë është se dëshiron që të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve.

Lajme

14/05/2014 18:48

Nënkryetarja e re e PDK-së, Margarita Kadriu thotë se ajo po hynë në politikë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Në një intervistë për emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, Kadriu tha se ajo ka pranuar që të jetë pjesë e PDK-së për shkak të hapësirës që i është dhënë. Ajo tha se do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritarë.

“Arsyeja pse më shtyri që në këto zgjedhje të marrë pjesë, janë qytetarët e këtij vendi, sepse jam lodhur duke i parë se që 15 vite atyre po ju mungojnë politikan dhe politika të mirëfillta”.

“Unë vendosa që përmes hyrjes në politikë, përmes një sakrifice, sepse po e lë biznesin tim, sepse po dua që kësaj radhe, të mos bëjë për qytetarin nga media por të jem lojtar në fushë. Kjo nënkupton që unë nuk do të jem etatist, por do të jem lojtar që do të jap gola në një drejtim, e ai drejtim është zhvillimi ekonomik”.

“Motoja ime është një mirëqenie e mirë për të gjithë qytetarët në Kosovë, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë ata”.

“AJo çfarë mua më ka shtyrë që të hyjë, është nën një hapësira që më është dhënë dhe nën dy misioni i ri ekonomik”.

“Këtë e tha sot shumë qartë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ku bëri të ditur se Margarita Kadriu përveç që do të jetë nënkryetare e partisë demokratike, do të jetë në ballë, në pjesën kryesore të listës së deputetëve dhe pjesë e kabinetit qeveritar”.

“Po është pozitë ministrore, në resorin e ekonomisë”, tha Margarita Kadriu.