Kadriaj-Qeverisë Kurti: Keni vjedhë e keni sakatu, ushtarët sot po hajnë bukë e pashtetë
Deputetët janë mbledhur sot për të diskutuar qeverisjen 4 vjeçare të Qeverisë Kurti. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka qenë kritike ndaj kryeministrit Kurti, e që sipas saj në fjalimin e sotëm “tregoi përralla”. “Kryeministri na tregoi përralla, jemi ngi përralla kryeministër, u dasht sot me dalë këtu me tregu çka ke bo konkretisht. Një…
Lajme
Deputetët janë mbledhur sot për të diskutuar qeverisjen 4 vjeçare të Qeverisë Kurti.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka qenë kritike ndaj kryeministrit Kurti, e që sipas saj në fjalimin e sotëm “tregoi përralla”.
“Kryeministri na tregoi përralla, jemi ngi përralla kryeministër, u dasht sot me dalë këtu me tregu çka ke bo konkretisht. Një kryeministër me fol edhe për shëndetësi, edhe për arsim, edhe për infrastrukturë tu i pas ministrat këtu. Atëherë po del që ti ministrat i ki të paaftë se po duhet me raportu ti për ministra, domethënë barrën e krejt qeverisë e ke marrë ti”, tha ajo.
Deputetja Kadriaj tha se Kurti ka thënë se s’do të dialogojë me Serbinë “pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pa kërku fal je Serbia për krimet që janë kryer në Kosovë”.
Ajo madje përmendi edhe rastin e Astrit Deharit, duke pyetur se pse s’e zbardhën që katër vite.
“Pse se zbardhët rastin për 4 vjet, plus 1 vit e gjysmë. Përkundrazi i keni zhdukë, i keni vjedhë mostrat, e keni ndjekë IML-në”, shtoi ajo.
E kritika pati edhe në lidhje me menaxhimin e ushtrisë së Kosovës.
“Sot ushtarët po hajnë bukë e pashtetë, policia e ushtarët nuk kanë uniforma. Ti i ke degradu secilin nivel të kësaj qeverisje. Keni vjedhë edhe në subvencione e në rezerva shtetërore. Keni vjedhë e keni sakatu. S’jeni kon në gjendje një rrugë me bo”, tha ajo./Lajmi.net/