Mozzik zbulon politikanin e tij të preferuar në Kosovë
Mozzik e thotë publikisht se politikani i tij i preferuar është Kadri Veseli.

ShowBiz
Reperi Mozzik nuk heziton që të tregojë haptas edhe preferencat e tij politike, shkruan lajmi.net.
Teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave, reperi u pyet edhe se kë e ka politikan të preferuar, ndërsa ai dha emrin e Kadri Veselit, duke e vendosur edhe një kurorë të mbretit pranë emrit të tij.
Kjo nuk është hera e parë që Mozzik tregon haptas përkrahjen për kryetarin e Partisë Demoktratike të Kosovës, ngase shumë herë ka publikuar fotografi krah tij.
Kujtojmë se Mozzik pritet që së shpejti ta publikojë albumin e ri muzikor, të cilin e dedikon për tregun e huaj. /Lajmi.net/