Kadri Veseli optimist për investime gjermane

Nënkryetari i PDK'së, Kadri Veseli, është takuar në Berlin me dy deputetë të Bundestagut gjerman. Ai shpreh optimizëm për një të ardhme të mirë të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Lajme

17/01/2014 13:59

Nënkryetari i Parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron këto ditë në Berlin ku është takuar me deputetë të Bundestagut.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli bën të ditur se ka takuar dy deputetët dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman Peter Beyer dhe Johann Ëadephul.

“Në emër të PDK-së dhe të popullit të Kosovës e falënderova përzemërsisht Republikën Federale të Gjermanisë për mbështetjen e madhe që ka dhënë për çështjen e Kosovës. Gjermania për shumë vite ka kontribuar në Kosovë, jo vetëm në fushën politike por edhe në atë ekonomike dhe kulturore”.

“Unë dëshiroj që ky bashkëpunim të intensifikohet në fusha të caktuara, në të cilat përvoja gjermane dhe ndërtimi i kapaciteteve tona do të bëhej nga mbështetja gjermane”.

Numri dy i PDK’së shpreh optimizëm për shtimin e interesit gjerman për të investime në Kosovë.

“Investimet gjermane në Kosovë kombinuar me liberalizimin e vizave të cilat do të krijonin një urë për shkëmbimin e ideve dhe praktikave në mes sektorëve të ekonomisë së Kosovës dhe Evropës do të hapnin potencialin e plotë ekonomik të Kosovës”.

“Unë shoh një rol të jashtëzakonshëm të Gjermanisë në këto iniciativa”, ka thënë Veseli.