Kadri Veseli mbanë konferencë për media

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë si i pari i partisë, ka ftuar konferencë për media.

Lajme

19/06/2019 12:55

Përmes një njoftimi, nga PDK kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të partisë në ora 15:00.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se për çfarë do diskutohet.

Kadri Veseli, të dielën u zgjodh edhe për një mandat kryetar i partisë./Lajmi.net/