Kadri Veseli kujton demonstratat e vitit 1981

Nënkryetari i Parë i PDK'së, Kadri Veseli, tha se demonstratat e studentëve të vitit 1981 u bënë urë e përpjekjeve të vazhdueshme për liri dhe dinjitet të qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, këto ngjarje tundën themelet e një shteti shtypës.

Lajme

11/03/2014 20:53

Nënkryetari i Parë i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se demonstratat e studentëve të vitit 1981 në Prishtinë tundën themelet e një shteti shtypës.

Sipas Veselit, këto demonstrata u bënë urë e përpjekjeve të vazhdueshme për liri dhe dinjitet të qytetarëve të Kosovës.

“Pranvera e zgjimit kombëtar e filluar më 11 mars të vitit 1981 tundi themelet e një shteti shtypës duke u bërë urë e përpjekjeve të vazhdueshme për liri e dinjitet të qytetarëve të Kosovës”.

“Ish pushteti, pas këtyre ngjarjeve instaloi terrorin duke bërë vrasjet, torturimin dhe arrestimin e mijëra të rinjve, veçmas studentë dhe intelektualë. Në këtë betejë u ndesh edhe farefisi im, ku familjari ynë Sabiti mbajti mbi 7 vjet burg duke u bërë udhërrëfyesi im dhe i shumë të tjerëve në gjakim të lirisë dhe pavarësisë kombëtare”.

“Kjo rrugë e gjatë që lidhë shumë pranvera qëndrese u finalizua në pranverat e fundshekullit ku populli përmes luftës çlirimtare i kurorëzoi sakrificat duke realizuar shtetin e lirë dhe sovran të Kosovës”, ka shkruar Kadri Veseli në profiling e tij në Facebook.