Kadri Veseli krenarë me futbollistët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar lojëtarët e kombëtares së Kosovës për fitoren e sontme ndaj Maltës dhe për krenarinë që po i japin gjithë shikuesve.

Lajme

11/10/2018 22:51

Veseli ka ndjekur nga afër ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai është parë i veshur me bluzën e tifozërisë kosovare “Dardanët”, ndërsa njihet si lideri që i ka dhënë më së shumti mbështetje kombëtares së Kosovës derisa është i angazhuar vazhdimisht për nisjen sa më parë të ndërtimit të stadiumit për kombëtaren kosovare.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Kosova jonë e dashur. ??

Falemnderit djema edhe për një tjetër natë fantastike, për gëzimin dhe krenarinë që na jepni. /Lajmi.net/