Kadetët e sapodiplomuar provojnë të parët uniformen e re të Policisë (Foto)

Kadetët e gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës, u diplomuan sot nga Akademia e Kosovës për siguri publike.

Lajme

12/06/2015 13:01

Me këtë rast ministri Hyseni u shpreh shumë i kënaqur me 141 të sapodiplomuarit dhe kërkoi nga ta që të kontribuojnë ndershmërisht për vendin e tyre.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Shpend Maxhuni, kadetëve të gjeneratës së 52 u ofroi mbështetje, duke iu thënë se ata tashmë janë të gatshëm të kontribuojnë për Kosovën.

Kjo gjeneratë, përveç tjerash, ka pasur privilegjin që për herë të parë të vesh uniformat e reja të Policisë së Kosovës./Kosovapress/

10403701_1680559895505747_8408856891968523160_n 11425396_1680559428839127_3981576393849828208_n 11426342_1680559878839082_1906403125791865973_n Kadetët me uniforma të reja