Kadetët e policisë nuk kanë bexha, këpucë e as bluza të bardha që janë pjesë e uniformës
Disa nga kadetët e Policisë së Kosovës nuk kanë bexha, këpucë e as bluza të bardha të cilat janë pjesë e uniformave të tyre. Për këtë problem të tyre, gazetari i lajmi.net Oqean Dërmaku ka kontaktuar me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). AKSP ka thënë se kadetët janë pajisur dje me bexha e…

Lajme
Disa nga kadetët e Policisë së Kosovës nuk kanë bexha, këpucë e as bluza të bardha të cilat janë pjesë e uniformave të tyre.
Për këtë problem të tyre, gazetari i lajmi.net Oqean Dërmaku ka kontaktuar me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
AKSP ka thënë se kadetët janë pajisur dje me bexha e vonesa ka ndodhur pasi që “është prish printeri”.
Kjo Akademi ju ka thënë kadetëve që këpucët t’i blejnë vetë e për vonesën pse nuk i kanë blerë kanë thënë që nuk ka numra.
“Jemi në proces dhe brenda javës pritet që edhe këta të pajisen me këpucë”, është përgjigjur AKSP. /Lajmi.net/
Video: