Kadaj-Bujupi: Votën time do ta bëj të ditur në seancë

Sot në orën 11:00 është paraparë të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re.

Lajme

03/06/2020 08:50

Është raportuar se disa deputetë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, nuk do ta votojnë qeverinë që do ta udhëheqë i mandatuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti.

Me këtë rast është thënë se në mesin e atyre është edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi.

E kontaktuar nga Klan Kosova, ajo tha se qëndrimin e saj do ta bëj të ditur në seancë.