Kadaj-Bujupi: Qeverisja Haradinaj do të bëhet realitet
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk po lëvizë nga qëndrimi i saj që i nominuar i Bllokut për kryeministër të jetë lideri i saj Ramush Haradinaj, pavarësisht kërkesave të LDK-së, që ky post t’i takojë Isa Mustafës.

Lajme
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se partia e tyre nuk ka lëvizur në asnjë pikë të marrëveshjes, dhe presin që kështu të ndodhë edhe me të tjerët.
“Ka pasur deklarata nga anëtarët tjerë të Bllokut që të rishqyrtohet marrëveshja, por ne presim që qeverisja Haradinaj të bëhet realitet”.
Ajo në emisionin Interaktiv në KTV ka thënë se presin që të thirret seanca konstituive, dhe menjëhreë pas konstituimit të Kuvendit, të procedohet me formimin e qeverisë.
“Ne konsiderojmë se vizioni i z.Haradinaj, do të dijë ta realizojë një qeverisje ndryshe për vendin. Deri tani vendimet brenda Bllokut janë marrë me konsensus, dhe presim që edhe në të ardhmen të ketë konsensus. Duke pasur një shumicë parlamentare, presim që synimet tona të jetësohen për një qeverisje ndryshe”.