Kadaj-Bujupi: Përfaqësimi i gruas në Qeveri, për keqardhje

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi thaë se beteja për barazi gjinore është në rrezi.

Lajme

08/03/2015 13:03

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, para grave politikane të të gjitha trevave shqiptare, Kadaj-Bujupi tha se përfaqësimi i grave në Qeverinë e Kosovës është për keqardhje.

“Sot dita thërret që përtej simbolikës, këtë bashkim të forcave ta vëmë në funksion të betejës që vazhdon me shekuj”.

“Kjo betejë edhe në Kosovë duhet të marrë formë. Për fatin e keq, ne kemi një rrezik, kemi një qeveri të dominuar nga burrat, që përjashtuan gratë nga vendimmarrja”.

“Sot kemi dy ministre nga 22 ministri dhe kjo është për keqardhje”.

Kadaj-Bujupi ftoi të gjitha gratë që të bëhen bashkë që beteja për barazi të bëhet realitet.

“Ndryshimi vjen me përkushtim dhe ne sot duhet të bëhemi bashkë. Beteja jonë duhet të jetë për ato mijëra gra që ikën së bashku me fëmijët në krah në mënyrë ilegale”.

“Duhet të angazhohemi për më shumë drejtësi sepse dhuna po rritet dhe barazia sociale po ashtu”, tha Kadaj-Bujupi. (lajmi.net)