Kadaj-Bujupi deklaron arsyen e largimit nga AAK

Largimi i saj nga AAK-ja nuk ka të bëjë me mosmarrëveshje personale, por me dallime konceptuale. Donika Kadaj-Bujupi në intervistën dhënë “Zërit”, ka thënë se bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar.

Lajme

23/04/2016 08:39

Devijimi i bindjeve, i konceptit dhe i parimeve brenda AAK-së ka bërë që ish-shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi të largohet për t’iu bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend “Vetëvendosjes”. Ajo thotë se e bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj, për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Kadaj-Bujupi tha se largimi i saj s’ka të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale. Thotë se po ndihet mirë me LVV-në si alternativë socialdemokrate. Ndërkohe që mohon të jenë marrë vesh për ndonjë post specifik brenda partisë. Intervista e plotë në gazetën zëri.