Kada-Bujupi: Specialen po duan ta kontrabandojnë
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka theksuar se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën dhe se atë po duan ta kontrabandojnë në Kuvend, njëjtë si amandamentet kushtetuese në vitin 1989, kur Kosovës iu mor autonomia.
Lajme
Ajo ka thënë se Projektligji për këtë Gjykatë nuk është në prioritet për qytetarët e vendit, “ata kanë probleme me shëndetësi, arsim, punësimin, etj.”
Sipas saj, Gjykatën Speciale po dëshirojnë ta kontrabandojnë njëjtë si në vitin 1989 me ndryshimet kushtetuese të asaj kohe.
Deputetja e AAK-së ka thënë për televizionin Rrokum, në emisionin “Rrokum Roll” se sipas asaj që po shihet kjo qeveri nuk e ka larg, duke shtuar se qytetarët nuk po shohin një plan konkret prej saj për daljen prej krize.