Kaçaniku: Rritja e çmimeve i konvenon qeverisë, qytetari paguan çmimin
Përfaqësuesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të një programi që mbron interesat e qytetarëve konsumatorë. Ai tha se ekzekutivi nuk ka treguar aftësi për të stabilizuar tregun dhe për të frenuar rritjen e çmimeve. “As kjo qeveri nuk ka dëshmuar që ka program për kauzën për mbrojtën e…
Lajme
Përfaqësuesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të një programi që mbron interesat e qytetarëve konsumatorë.
Ai tha se ekzekutivi nuk ka treguar aftësi për të stabilizuar tregun dhe për të frenuar rritjen e çmimeve.
“As kjo qeveri nuk ka dëshmuar që ka program për kauzën për mbrojtën e qytetarit konsumator i cili është taksapagues kryesor nga i cili financohet shteti e shoh si kamuflim ose fshehje prapa tregut global. Mosaftësi ose mungesë e aftësisë për planin për të stabilizuar tregun për çmimit. Po të kishim treg të konsoliduar do të kishim edhe rregullator çmimesh e furnizimesh”, tha ai për Front Online.
Sipas Kaçanikut, mungesa e një tregu të konsoliduar dhe e një rregullatori të çmimeve e furnizimeve po dëmton drejtpërdrejt qytetarët.
Ai shtoi se rritja e vazhdueshme e çmimeve i konvenon qeverisë.
“Edhe kjo qeveria nuk ka bërë asgjë, s’ka asgjë prej askujt vetëm qytetari po dëmtohet nga rritja e vazhdueshme të çmimit, kjo i konvenon qeverisë se e rritë buxhetin”, ka deklaruar Kaçaniku.