Ka vdekur Greg Plitt: Modeli i fitnesit dhe aktori i Hollivudit u shkel nga treni

Dëshmitarët thonë se ish-modeli i Calvin Klein kishte një videokamerë në dorën e tij, kur ai u godit, dhe mund të ketë qenë duke filmuar një reklamë një markë proteinash. 

Bota

19/01/2015 00:04

Një instruktor fitnesi në TV, aktor dhe ish-model i Calvin Klein është goditur nga një tren në Los Angelos dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur. 

Greg Plitt 37 vjeçar, vdiq dje pasdite kur ai u godit nga një tren. 

Një mik i tij thotë se ai po filmonte një reklamë për një markë proteinash. 

Pitt ishte një instruktor i njohur i fitnesit, që ishte shfaqur kohët e fundit në një reality show. 

Ai kishte luajtur edhe në një numër të filmave të Hollivudit, me role së bashku me Robert DeNiro dhe Matt Damon. 

Per te parë vidion klikoni KETU 

 

Policia tha se ishte me një grup miqsh në kohën e tragjedisë në 04:10 të shtunën. 

Shumë njerëz kanë shprehur mosbesim në internet për vdekjen e Greg, duke e përshkruar atë si një “legjendë e palestrës”. (lajmi.net)