Ka vdekur edhe vajza tjetër, treni vret dy vajza në Drenas
Treni i cili po kalonte nëpërmes të Drenasit, sot ka goditur dy vajza të mitura, të cilat kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda.

Lajme
E plotësuar: Ka vdekur edhe vajza tjetër, e aksidentit tragjik në Drenas, ku një tren goditi dy vajza të mitura. Informacionin e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se posa janë informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas, se ka vdekur edhe vajza tjetër. Bëhet fjalë për dy vajza të mitura, njëra e moshës rreth 11 vjeçe dhe tjetra rreth 13.
_____________________________________________
Treni ka goditur dy vajza në Drenas, ku njëra prej tyre ka humbur jetën, kurse tjetra ka pësuar lëndime të rënda. Ngjarja ka ndodhur, përderisa dy vajzat po kalonin shinat afër stacionit të treni në Drenas.
Një vajzë ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar pasi një tren i ka goditur ato, derisa po tentonin të kalonin në anën tjetër të rrugës, në afërsi të stacionit të trenit në Drenas.
Sipas informatave të lajmi.net, në vendin e ngjarjes kanë dalë polica si dhe ekipi i ndihmës së parë.
Po ashtu mësohet se vajzat janë të moshës së mitur.