Ka nisur “Lipjani Aerofest 2025” në Vojnovc të Shtimës

Ka filluar sot aktiviteti i shumëpritur “Lipjani Aerofest 2025”, i cili po mbahet në fshatin Vojnovc të Shtimës, nga data 18 deri më 20 korrik. Organizuar nga Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të aeronautikës në vend dhe po zhvillohet në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës,…

Lajme

19/07/2025 11:26

Ka filluar sot aktiviteti i shumëpritur “Lipjani Aerofest 2025”, i cili po mbahet në fshatin Vojnovc të Shtimës, nga data 18 deri më 20 korrik.

Organizuar nga Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të aeronautikës në vend dhe po zhvillohet në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës, Komunën e Lipjanit, Komunën e Shtimës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim si dhe Klubin Alpin Prishtina.

Aktivitetet kanë nisur dje nga ora 17:00 me mbërritjen e stafit dhe përgatitjen e terrenit. Në këtë fazë janë duke u vendosur tendat, zonat e kampingut dhe pikat informative. Po ashtu, po kryhet edhe kontrolli teknik i pajisjeve fluturuese dhe regjistrimi i pjesëmarrësve dhe vullnetarëve, raporton lajmi.net

Festivali pritet të sjellë aktivitete të shumta ajrore dhe tërheqëse për publikun gjatë gjithë fundjavës.

Më poshtë agjendën e plotë:

Lipjani AEROFEST 2025 – AGJENDA ZYRTARE 🎉

📍 Vendi: Vojnovc – Shtime

📅 Datat: 18 – 20 Korrik 2025

👥 Organizator: Klubi Aeronautik SHQIPONJAT E KASTRIOTIT

🤝 Në bashkëpunim me: Federata Aeronautike e Kosovës, Komuna e Lipjanit, Komuna e Shtimës, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubi Alpin Prishtina

📅 E PREMTE – 18 KORRIK 2025

⏰ 17:00 – 20:00
🔧 Mbërritja e stafit dhe përgatitja e terrenit
– Vendosja e tendave, zonave të kampingut dhe pikave informative
– Kontroll teknik i pajisjeve fluturuese
– Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe vullnetarëve

⏰ 20:00 – 21:30
🍽 Darkë mikpritëse për pjesëmarrësit

⏰ 21:30 – 23:00
🎶 Muzikë Live & DJ Set (Nata e parë) – Atmosferë e lirë dhe shoqëruese në natyrë

📅 E SHTUNË – 19 KORRIK 2025

⏰ 06:30 – 08:30
🧘‍♀️ Joga dhe mëngjes i lehtë në natyrë

⏰ 09:00 – 20:00
🪂 Fluturime të hapura për të pranishmit
– Paragllajd, Paramotor, Delta Plan, Ultra Light
– Zbritje 50% për të gjitha fluturimet vetëm gjatë festivalit
– Rezervimet bëhen përmes formës online të regjistrimit
– Fluturime tandem me instruktorë të certifikuar

 

⏰ 13:00 – 14:30
🍽 Drekë në zonën e festivalit

⏰ 14:30 – 17:00
📚 Workshope & Trajnime për të interesuarit
– Edukim mbi sigurinë në fluturim
– Ligjërata dhe prezantime nga pilotë me përvojë dhe përfaqësues të FAK

⏰ 20:30 – 00:00
🎧 DJ Set & Festë në natyrë (Nata e dytë)

📅 E DIEL – 20 KORRIK 2025

⏰ 07:00 – 09:00
🧘‍♂️ Joga dhe mëngjes relaksues

⏰ 09:00 – 20:00
🛩 Fluturime përmbyllëse për publikun me 50% zbritje
– Mundësi perfekte për të përjetuar fluturimin gjatë festivalit
– Të gjitha rezervimet online

⏰ 13:00 – 14:30
🍽 Drekë dhe përshëndetje me pjesëmarrësit

⏰ 15:00 – 18:00
📦 Çmontimi i pajisjeve, pastrimi i zonës dhe mbyllja zyrtare e festivalit

📌 INFORMACION SHTESË

🎫 ZBRITJE SPECIALE 50% VETËM GJATË DITËVE TË FESTIVALIT!

📲 Rezervimet bëhen online përmes formës zyrtare të regjistrimit
Te pjesa e komentit e shkruani për fluturim ,ndërsa fluturaken e zgjidhni ne vendin e fluturimit!

https://www.facebook.com/share/p/15fKCERGo6/

📞 Informata & kontakt:
📱 +383 49 365 106
[email protected]./Lajmi.net/