“Ka gënjyer për fëmijët jetimë”, Dea i përgjigjet Nitës

Dea Mishel kërkoi falje për deklaratën brenda shtëpisë së “BBV” lidhur me jetimët deklaratë të cilën e kishte thënë para hyrjes në shtëpi, por Nita Latifi nuk i ka besuar fjalëve të saj, duke u shprehur se Dea ka gënjyer. Pas daljes nga shtëpia, Dea gjithashtu ka reaguar për deklaratën e Nitës duke thënë se…

ShowBiz

01/06/2023 23:49

Dea Mishel kërkoi falje për deklaratën brenda shtëpisë së “BBV” lidhur me jetimët deklaratë të cilën e kishte thënë para hyrjes në shtëpi, por Nita Latifi nuk i ka besuar fjalëve të saj, duke u shprehur se Dea ka gënjyer.

Pas daljes nga shtëpia, Dea gjithashtu ka reaguar për deklaratën e Nitës duke thënë se mendon që fama mund ta ketë ndryshuar.

“Në raport me mua, nga fama mendoj që mund të ketë ndryshuar pak Nita. Sepse kam parë që ka bërë deklarata të vazhdimshme për mua, ndërkohë që brenda shtëpisë ne kemi patur marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.”- u shpreh Dea, duke lënë të kuptohet se nuk i kishte ardhur mirë nga deklarata e këngëtares.