Ka filluar takimi që përcakton fatin e Bllokut LAN dhe VV
Takimi i cili pritet të përcaktojë fatin e Bllokut LAN dhe VV posa ka filluar.

Lajme
Në këtë takim pritet të diskutohet tema më e nxehtë në mes të LDK-së deh AAK-së, ajo e postit të kryeministrit.
LDK kohëve të fundit ka filluar të pësoj thyerje, sidomos pas pranimit nga Blloku se do të votojnë kandidatin e propozuar nga PDK për kryeparlamentar të vendit.
Kjo ka bërë që LDK si parti më e madhe e Bllokut të fillojë të kërkojë postin e kryeministrit, gjë e cila po kundërshtohet nga i nominuari për këtë post, Ramush Haradinaj. Sot në një tubim me elektoratin e AAK-së në Suharekë, Haradinaj tha se, LDK ka filluar t’i luaj fjalët.