Ka filluar takimi i ambasadorëve të Quint-it me kryeparlamentarin Veseli(Video)

Ambasadorët e shteteve të Quint-it, po takohen sot me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar për gjendjen aktuale në Kuvend, pas veprimeve të njëpasnjëshme të Opozitës gjatë seancave të fundit.

Lajme

09/10/2015 12:40

Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Anglisë, Italisë etj, po diskutojnë sot me kryeparlamentarin Veseli, për të gjetur një formë për tejkalimin e kësaj situate të krijuar nga bllokada opozitare, raporton lajmi.net.

Tre partitë e Opozitës, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në tre seancat e fundit, kanë bllokuar punën në Kuvend, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e gushtit të arritura në Bruksel me Serbinë, me theks të veçantë, nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Ndërkohë, ambasadorë të shteteve aleate, pas veprimeve të fundit në Kuvend, sidomos asaj të fundit, ku u hodh edhe gazë lotsjellës, kanë kritikuar njëzëri këto veprime, duke u bërë thirrje opozitarëve të jenë konstruktiv në gjetjen e një konsensusi për të arritur kompromis me partitë në pushtet lidhur me kërkesat e tyre./lajmi.net/

YouTube player