“Nata e Zjarreve” përmbyllë “Epopenë e UÇK-së”
Në Prekaz të Skenderajt ka filluar manifestimin “Nata e Zjarreve”. Persona me uniforma të UÇK-së kanë ndezur flakadanë për nder të këtij manifestimi i cili mbahet për çdo vit është tradicional.
Lajme
E plotësuar (ora 19:58): Me një koncert në Skenderaj dhe me ndezjen e zjarrit në Prekaz është përmbyllur manifestimi triditësh “Epopeja e UÇK-së që ka filluar më 5 mars.
Në këtë ditë që është edhe dita e parë e manifestimit është mbajtur manifestimi qendror në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së ndërsa më 6 mars janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Nata e fundit është më 7 mars e cila edhe quhet “Nata e Zjarreve”.
Manifestimi Epopeja e UCK-së mbahet çdo vit që përkujton rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 50 familjarëve të tij më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Në atë kohë gjatë kësaj beteje është vrarë Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, babai Shabani dhe anëtarët e tjerë të familjes në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë.
—————————————————————
Ata pas ndezjes së flakadanëve kanë nderuar të rënët e Jasharajve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ky manifestim është i treti me radhë dhe i fundit për nder të “Epopesë së UÇK-së” që fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur më 5 mars 1998 ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe.