Ka filluar fushata për pavarësinë e Skocisë

Fushata zyrtare për referendumin mbi pavarësinë e Skocisë, që mund të sjellë shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar, ka filluar sot. Sondazhet e fundit tregojnë se skocezët ende nuk janë të gatshëm të votojnë pro zhdukjes së bashkimit me Anglinë, pas një bashkëjetese prej 307 vjetësh. 

Bota

31/05/2014 00:13

Përkrahësit e shkëputjes së Skocisë shpresojnë se dëshira për pavarësi do të jetë fituese më 18 shtator, falë rivalitetit historik dhe gjykimit të tyre për një keqmenaxhim prej një shekulli nga ana e sundimtarëve në Londër. 

Udhëheqësit politik britanik njëzëri janë kundër shpërbërjes së bashkimit, duke bërë thirrje për unitet dhe paralajmërim rreth kostos ekonomike për katër milion votuesit skocez që kanë mbushur moshën mbi 16 vjeçare. 

Aktualisht anketat tregojnë se 40 për qind e skocezëve janë kundër ndarjes, ndërsa 30 për qind pro pavarësisë. 

Ka ende një numër të të pavendosurve të cilët duket se do të jenë ata që kanë në dorë fatin e Mbretërisë së Bashkuar. 

Të dy kampet, \”Yes Scotland\” dhe \”Better Together\”, për 16 javë të fushatës, do të kenë të drejtë të shpenzojnë një shumë prej 1.5 milion funta, për të marrë hapësirë në media dhe reklama të tjera. 

Skocia e pasur me naftë përbën një të dhjetën e GDP-së së Mbretërisë së Bashkuar. 

Humbja e Skocisë do të dobësonte rolin diplomatik të Britanisë