“Juventusit për transferimin e Ronaldos do t’i isha përgjigjur me Messin”
Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka lëshuar disa deklaratë interesante së fundi për mediet italiane.

Sport
Moratti që drejtoi Interin drejt lavdisë në vitin 2010 për të fituar në tri fronte, është pyetur edhe për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventus.
Në pyetjen se si do t’i përgjigjej Juventusit me transferimin e Ronaldos, Moratti ka thënë: “Interi do t’i përgjigjej me Messin”, përcjell ‘lajmi.net’.
Moratti tutje ka thënë se Carlo Ancelotti ka qenë trajner me të cilin do të donte të nënshkruante, duke e vlerësuar lartë trajnerin italian të Napolit.
Presidenti nuk ka harrur të përmend edhe Alvaro Recoban, ish sulmuesin e Interit.
“Recoba ka qenë majtaku më i mirë që kam parë”./Lajmi.net/