Juventusi vazhdon betejën ligjore për titullin e vitit 2006

Juventus zyrtarisht ka paraqitur një tjetër ankesë për titullin e vitit 2006 të Serie A të humbur në tavolinë.

Sport

12/01/2019 19:45

Në skandalin e Calciopolit të vitit 2006, ‘Bianconerëve’ iu kishin marrë dy tituj të Serie A, me atë të vitit 2005 që nuk i takoi askujt, dhe atë të vitit 2006 që iu dhurua Interit.

Milan, edhe pse kishte përfunduar në vendin e dytë, nuk e mori këtë titull në tavolinë, që po ashtu ishte dënuar së bashku me Lazion, Fiorentinën, Reggina dhe Arezo.

Juventusi deri më tani ka bërë disa ankesa të vazhdueshme për të rikthyer titullin e vitit 2006, të cilin e mban Interi.

Pas veprimit të fundit i cili u refuzua, sot liderët e Serie A kanë paraqitur një tjetër ankesë në kolegjin e gjykatës ‘Garanzia dello Sport’./Lajmi.net/