Juventusi triumfon në udhëtim ndaj Lazios

Skuadra e Juventusit ka arritur të regjistrojë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj skuadrës së Lazios.

Sport

20/11/2021 20:00

‘Biankonerët’ kanë triumfuar me rezultat të pastër prej 2-0 ndaj Lazios.

Të dy golat kanë qenë të shënuara nga pika e penalltisë, me mbrojtësin veteran Leonardo Bonucci si protagonist i të dy penalltive në të cilat u tregua i suksesshëm.

Fillimisht Bonnuci e konkretizoi penalltinë e parë në minutën e 23-të, gjersa në minutën e 83-të u akordua sërisht penallti për mysafirët në të cilën mbrojtësi italian shënoi golin e dytë të ndeshjes.

Goli i dytë i Bonuccit – VIDEO

Me këtë fitore, Juventusi tani barazohet me pikë me Lazion, me nga 21 secila.

Lazio përkohësisht mbetet në pozitën e pestë në tabelë, gjersa Juventusi një pozitë më poshtë pasi që vendasit kanë golaverazh më të mirë. /Lajmi.net