Juventusi tregon një ‘fytyrë tjetër” me Ronaldon në fushë

Për Juventusin fitorja nuk është problem, sigurisht, kur në fushë është Cristiano Ronaldo.

Sport

02/12/2020 22:50

‘Zonja e Vjetër’, me Ronaldon në fushë, ka mposhtur 3:0 Dynamo Kyiv, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Federico Chiesa në minutën e 21’ i dha epërsinë 1:0 Juventusit, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 57’, Ronaldo u përkujdes të dyfishonte epërsinë në 2:0. Për portugezin, ky ishte goli i 750 në karrierë.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes (3:0), shënoi Alvaro Morata, në minutën e 66’./Lajmi.net/