Juventusi tregohet madhështor në ‘Camp Nou’, mposht Barcën dhe merr vendin e parë në grup

Juventus ka siguruar vendin e parë në grupin G, falë fitores së thellë 0-3 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës të martën mbrëma.

Sport

08/12/2020 22:53

‘Zonja e Vjetër’ pati një fillim të mbarë, gjë që solli edhe golin e epërsisë, të shënuar nga Ronaldo, në minutën e 13’-të të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 20’, erdhi edhe goli i dytë për Juventusin, i shënuar nga i riu Weston McKennie.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Cristiano Ronaldo, që shënoi sërish nga penalltia, në minutën e 52’, për 0-3.

Me këtë fitore, Juventus siguron vendin e parë në grupin G, me 15 pikë, aq sa ka edhe Baarcelona në vendin e dytë./Lajmi.net/