Juventusi: Shaqiri ose Sneijder

Juventusi pritet të bëj një lëvizje gjatë janarit, teksa e tërë dilema te drejtuesit e skuadrës biankonere është lojtari, që mund të jetë Shaqiri apo Sneijder.

Sport

29/12/2014 14:47

Biankonerët janë duke e përcjellur Shaqirin tashmë e një kohë të gjatë, teksa për të kanë bërë dhe një ofertë prej 19 milionë euro.

Sidoqoftë, italianët kohëve të fundit kanë shfaqur interes për të transferuar ish-yllin e Interit, Wesley Sneijder i cili është pjesë e skuadrës turke, Galatasaray.

Titujt kryesorë të gazetave italiane gjatë ditës së sotme, kanë qenë të lidhur me skuadrën e Juventusit, dhe pikërisht lojtarit që ata do të transferojnë, Shaqirin apo Sneijderin.