Juventusi po përgatitet për një transferim 120 milionësh

Juventusi thuhet se janë duke u përgatitur të shpenzojnë deri në 120 milionë euro për yllin e Benficas, Joao Felix.

Sport

05/03/2019 16:12

Sipas ‘AS’, kampionët dhe liderët e Serie A janë në ‘pole position’ për të nënshkruar me Felix, duke i paguar Benficas klauzolën e lojtarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Gazeta vazhdon se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka nisur bisedimet me presidentin e Benficas, Luis Felipe Viera.

19 vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime për skuadrën portugeze këtë sezon.

Juventusi gjithashtu janë të interesuar edhe për lojtarin tjetër të Benficas, mbrojtësin Ruben Dias./Lajmi.net/